Kryemadhi-Ramës: S’më djeg dot mandatin, as të opozitës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, u tregua e ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. Ajo e paralajmëroi se nuk i djeg dot ai mandatet e opozitës, se e djeg ajo vetë me kuç e maç bashkë me orgjitë politike.

“Mandatin nuk ma merr dhe nuk ma djeg dot Edi Rama se e djeg unë Edi Ramën me kuç e me maç, me të gjithë orgjitë kriminale…flirtimet e Edi Ramës janë orgji politike. S’mund ti përdorë mandatet e opozitës Edi Rama. Nuk ia toleron më opozita dhe PS”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se pjesa më e madhe e qytetarëve që po arrestohen në “Unazë të Re” janë kushërinj të deputetëve socialistë, ndaj ata nuk ia tolerojnë më veprimet Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?