Kryemadhi sheh filxhan, thirrja: Marr 45 mandate! Beso në Zot se siç ke zemrën do të ta bëjë…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka parë në filxhan se do të marrë nga zgjedhjet e 25 prillit 45 mandate deputetësh. E ftuar në “Fiks Fare” me humor ajo ka përballuar batutën e Ramës, ndërsa ka lëshuar edhe një thirrje për qytetarët. Ajo kërkoi që të besonin në Zot.

Biseda

Mona, sa vota do marrim. Tani kam një surprizë të vogël. Kafen e kam pirë vetë, filxhanin e kam kthyer vetë, tani më duhet një profesioniste ta shikojë… e para me aq sa dalloj unë, këtu është një katër…

Shtoi dhe një zero

Po është dhe një zero, qenka zero e bardhë vjen me pëllumb… po dalin goxha

Mbi 40 … mos shiko filxhan se do të përfundosh si Rama pastaj, kokën në Stamboll dhe trupin në Surrel. Beso në Zot se siç ke zemrën do ta bëjë Zoti. Edhe Monikës dhe LSI-së siç ka zemrën do të ja bërë Zoti në 25 prill.

Mona këtë dhuratë e ke nga ne, nuk e ke nga Zoti e di që duhet të të ketë marrë malli. Nuk e ke idenë sa jemi lodhur duke e kërkuar, kërko andej e këtej, por e gjetëm. Mona e gjeta…

45 mandate…

Kjo është grua…

Nejse duhet ta merrje pak më të vogël, sepse ajo që kam pasur unë ka qenë e vogël. Çdo votë e të rinjve dhe të rejave shqiptarë më 25 prill do të jetë jo çizme, por do të jetë një votë që do të sjellë ndryshimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

SHKARKO APP