Kryemadhi: Shqiptarët i tradhtova unë e Basha, jo Berisha dhe Meta
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në “Now me Erla Mëhillin” se për aq shqiptarë sa ka ngelur në Shqipëri, pjesëmarrja në protestat e opozitës është më e madhe. Kryemadhi tha se ishte ajo dhe Basha që tradhtuan shqiptarët, jo Berisha e Meta.
”Mjafton të shikosh reagimin e bazës së Partisë Demokratike dhe të opinionit publik me të gjitha ngarkesat që kanë, njerëzit e tregojnë më së miri që Sali Berisha as nuk ka tradhtuar njeri dhe as nuk ka lënë në mes të rrugës njeri”.
Sipas saj, Rama po largohet në Maqedoninë e Veriut për të bërë mbledhje qeverie vetëm për të mos qenë i pranishëm të shtunën.