Kryemadhi: Shqiptarët po lëngojnë nga 30 vite tranzicioni, që kjo qeveri kërkon ta mbajë më forcë
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me qytetarët e Shkodrës tha se shqiptarët ndihen të lodhur dhe të mërzitur nga tranzicioni 30 vjeçar. Kryemadhi theksoi se ka ardhur koha për të ndërtuar një sistem të ri, një sistem ku ka balancim të pushteteve, ku gjykata është e pavarur nga politika, ku prokuroria është e pavarur nga politika, ku arsimi është i pavarur nga politika dhe i mëson fëmijët njëlloj, pavarësisht bindjeve politike që kanë prindërit e tyre, ku shëndetësia është e barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse je i varfër apo i pasur, pavarësisht nëse e njeh mjekun apo nuk e njeh mjekun, ku çdo gjë është e drejtë dhe e barabartë për të gjithë qytetarët. “Sot ne ndihemi të zemëruar, ndihemi të mërzitur, por ndihemi edhe të revoltuar për mënyrën e pabarabartë, sesi qeveria drejton ndaj popullit të saj. Sot ne ndihemi jashtëzakonisht të lodhur nga ky tranzicion. Nuk mund të vazhdojë më Shqipëria me tranzicion. Nuk mund të vazhdojë më Shqipëria me një qeverisje, e cila kërkon të zgjasë agoninë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Vetëm në 3 vitet e fundit më shumë se 400 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk duan të kthehen. Shqipëria po mban vendim e parë në Europë për azilkërkuesit. Shqipëria çdo ditë dhe më shuam varfërohet. Shqipëria çdo ditë e më shumë nuk ka shanse dhe mundësi për t’ua krijuar ato të rinjve shqiptarë. Fëmijët e shqiptarëve që nga mosha 7 vjeç duan të ikin nga Shqipëria dhe të mos kthehen më. Dhe jo është fatkeqësia më e madhe. Kjo është fatkeqësia më e madhe, se pse ne duam që Shqipërinë ta bëjmë shtëpinë e shqiptarëve. Sepse nëse ne nuk e kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve, Shqipëria nuk do të ekzistojë më. Dhe të mos ekzistimi i Shqipërisë do të jetë fatkeqësi e madhe kombëtare, jo vetëm për shqiptarët, por do të jetë një mallkim për klasën politike që po i detyron shqiptarët të largohen nga Shqipëria”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

