Kryemadhi takim në njësinë 7: Forca e Partisë së Lirisë buron nga gratë dhe vajzat
Këtë pasdite deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është takuar me gra dhe vajza të njësisë nr.7, ku nënvizon se ato janë edhe forca e partisë.
”Forca e Partisë së Lirisë buron nga gratë dhe vajzat! Pasditen e ditës së sotme e kalova me gratë e njësisë 7 të cilat të palodhura punojnë dhe mbajnë e tyre me shumë përkushtim. Gratë dhe vajzat e Tiranës por edhe të gjithë Shqipërisë janë aset, ndaj detyrimi jonë është t’i japim zgjidhje shqetësimeve që ato përballen çdo ditë”,-shkruan Kryemadhi.