Kryemadhi: Tek Kopështi Botanik, Rama kërkon të bëjë parkim nëntokësor

E pyetur në lidhje me deklaratën tek Kopështi Botanik, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në “Çim Peka LIVE”, u shpreh se ishte atje si qytetare por dhe si ish-studente e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ajo tha se Kopështi Botanik ka një vlerë të madhe për Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Edi Rama u shpreh Kryemadhi ka si objektiv që Kopështin Botanik të bëjë park kombëtar dhe të ndërtojë një parking nëntokësor.

Çfarë rrezikon në Kopshtin Botanik, se kjo është e paqartë me thënë të drejtën?

Kopshti Botanik është zonë shkencore. Mua më kanë thënë që duan ta bëjnë park kombëtar, por nën Kopshtin Botanik thonë parking.

Parkim nën Kopshtin Botanik?

Po, janë këto teoritë e Edi Ramës me stadiume e me gjëra siç i ka bërë.

SHKARKO APP