Kryemadhi thirrje Lleshajt: Silli ujë policëve, po ju thahen buzët

E ulur këmbëkryq bashkë me protestuesit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri një thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj të ndihmojë policët. Sipas saj ministri vetë duhet të kujdeset që t’ju sjellë ujë, pasi atyre po ju thahet buza nga vapa.

“Të shkojë policia t’ju marrë para deputetëve, t’ju sjellë ujë se po ju thahet buza policëve. Ne ua japim po ata kanë frikë se pushohen nga puna. Kush guxon të marrë ujë nga opozita, e heqin direkt. I bëj thirrje Sandër Lleshajt t’ju sjellë ujë…është një vapë e madhe. Ata janë aq të sikletosur sa nuk e marrin ujin tonë se i pushojnë nga puna”,- tha ajo.

Kryemadhi e Bardhi i PD-së, u shprehën të vendosur për të vijuar qëndrimin në sheshin para Parlamentit, duke qenë se edhe Kuvendi pritet të zgjasë. Janë të shumtë deputetët që kanë regjistruar emrin për të folur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarë pune tjetër kemi ne, këtu do rrimë! Çdo minutë, çdo orë do jemi këtu që të sensibilizojmë qytetarët. Ju e shihni sa shqiptarët po mblidhen për të protestuar, nuk kanë më çfarë humbasin”,- tha Kryemadhi ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kryemadhi thirrje Lleshajt:Silli ujë policëve, po ju thahen buzët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?