Kryemadhi “thumbon” Ramën: Bashkëpunimi mënjanon aventurat me interes individual si “Open Balkan”

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me seancën e përbashkët të mbajtur sot mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Për të deputetët duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve. Ajo ka thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama, kur tha se bashkëpunimi mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur.

Postimi i plotë

Sot në mbledhjen e parë historike të kuvendit të Shqipërisë me atë të Kosovës, zhvilluar si pjesë e ceremonive me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Si të zgjedhurit e popullit, ne deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve tanë, fuqizon ekonomitë tona, e që mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur

SHKARKO APP