Kryemadhi uron Abazoviç: E ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi, shqiptarin Dritan Abazoviç. Po ashtu Kryemadhi shprehet sesi vende mike fqinje dhe aspirate drejt BE-së, e ardhmja e Shqipërisë dhe e Malit të Zi është gjithmonë e lidhur.

Urimi i plotë

Urimet më të sinqerta për Dritan Abazovic, kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi.

Suksese të mëtejshme qeverisë së re të Malit të Zi, për një ritëm të ri në përparimin e sundimit të ligjit, zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social dhe rrugës integruese në Bashkimin Europian.

Si vende mike fqinje dhe aspirante drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur, ndaj shpresoj për më shumë bashkëpunim konkret, për më shumë prosperitet të prekshëm për qytetarët e vendeve tona.

SHKARKO APP