Monika Kryemadhi uron Joe Biden për fitoren: SHBA janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Presidentin e Zgjedhur të SHBA, Joe Biden për fitoren e tij dhe Zëvendës Presidenten e Zgjedhur, Kamala Harris për fitoren. Urimi i Kryemadhit bëhet pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në SHBA.

Në emër të LSI kam kënaqësinë të uroj Presidentin e Zgjedhur të SHBA zotin Joe Biden për fitoren e tij dhe Zëvendës Presidenten e Zgjedhur, zonjën Kamala Harris për zgjedhjen e saj, si një arritje historike për gratë në Amerikë dhe një shembull i shkëlqyer për gratë nëpër botë.

LSI qëndron dhe mbështet një mjedis kombëtar dhe rajonal që qeveriset nga shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nga pavarësia dhe profesionalizmi i sistemit të drejtësisë, një ekonomi e tregut të lirë dhe nga një sistem arsimor solid”,- shprehet Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shprehet se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë dhe unë pres të punojmë së bashku me Administratën e re për të afruar vendet tona e për realizimin e synimeve të përbashkëta”.

Në emër të LSI kam kënaqësinë të uroj Presidentin e Zgjedhur të SHBA zotin Joe Biden për fitoren e tij dhe Zëvendës…

Posted by Monika Kryemadhi on Thursday, January 7, 2021

SHKARKO APP