Kryeministri: Altin Dumani për të cilin kam shumë respekt, aty ishte. Por shpatën ia dhamë ne, jo Amerika!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe ditën e sotme komentuesve në rrjetet sociale, në rubrikën e tij “Sy m’sy”.

Në përgjigjje të një qytetari, Rama ka thënë se e respekton SPAK-un dhe kreun e saj, Altin Dumanin.

Rama kujtoi se në kohën kur qeveriste Berisha, shpatën e ndëshkimit e mbante ai, ndryshe nga sot, kur pushtetet janë të ndara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Altin Dumani, për të cilin kam shumë respekt dhe kam shprehur publikisht solidaritetin përballë të gjithë qenërisë, që sot u turret për ta vënë nën presion, ka qenë aty por nuk ka pasur këtë fuqinë që ata kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë, dhe e përdorte për hesapet e pushtetit të vet. Shpatën e ndëshkimit e mbante pushteti ekzekutiv. Unë dorëzova shpatën për të bërë këtë që po bëjnë se kjo është e vetmja rrugë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Imagjino të mblidhet poshtë dritares time një popull i tërë dhe të jepej urdhri për të qëlluar me plumba të vërtetë në mish njerëzit e të vdisnin. U prehshin në paqe, 4 vetë totalisht të pafajshëm e të parrezikshëm. Dhe prokurori të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për procesin e administrimit të protestës, dhe unë t’i jepja urdhër drejtorit të policisë që t’i thoshte SPAK, ec, asnjë nuk arrestohet. Pra me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK. Kjo ka ndodhur në Shqipëri jo para 100 vitesh por shumë pak kohë më parë, para se unë të vija në këtë zyrë. Kush e bëri? Na ra nga qielli apo e solli Amerikan me aeroplan dhe Europa me vapor”, shtoi më tej Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?