Kryeministri: Brenda mandatit të katërt shpallim pavarësinë energjetike. Indeksim me 6.1% të pagave për punonjësit e OSHEE-së

Kryeministri Rama ka folur sërish sot për pavarësinë energjetike të Shqipërisë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”.

Në fjalën e tij, Rama tha se brenda këtij mandati 4-vjeçar, vendi do të shpallë pavarësinë energjitike, duke mos pasur nevojë për import nga vendet e tjera.

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi dhe rritjen e pagave për punonjësit e OSHEE-së. Një indeksim prej 6.1% do të përfitojnë 6800 punonjësit e kompanisë, elektricistët do të marrin rritje page me 75 mijë lekë në muaj dhe inxhinierët rritje me 1250 lekë në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të na japë si vend një epërsi të madhe strategjike në aspekt të eksportit të energjisë së rinovueshme. Këtu vjen objektivi më i madh strategjik për të kthyer Shqipërinë nga një vend si ai që gjetëm në humnerë dhe në prag të kolapsit energjetik, në një vend eksportues neto. Diçka e paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë, dhe diçka që është në dorën tonë tani pasi është vetëm çështje pak vitesh brenda këtij mandati të 4 që ne të shpallim sovranitetin energjetik dhe të mos jemi të varur as nga importi dhe as nga luhatjet nganjëherë thuajse katastrofike që sjellin në treg kriza që nuk kanë të bëjnë me ne siç i kem përjetuar vetëm në kohët e fundit në mënyrë dramatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE nuk përfshihen në buxhet për rritjen e pagave, por dua ta theksoj sot, që, në radhë të parë, për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%, në radhë të dytë për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë rritje page me 75 mijë lekë në muaj, dhe për inixhinierët do të këtë rritje me 12500  lekë në muaj”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?