Kryeministri Rama në konferencën e fundvitit: Viti 2025 mbyllet me rritje ekonomike 3.9%

Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit, ku po bën një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim.

“Do ta nis konferencën me një lajm të mirë. Instituti Amerikan Cato, Shqipëria ka një pozicion inkurajues. Është renditur e 39-ta në klasifikim të përgjithshëm dhe e nënta në gjithë pjesën e Europës Lindore, kështu e kanë të ndarë raportin. Sa i përket lirisë ekonomike, Shqipëria renditet para Poloninë, apo Hungarisë. Po ashtu dhe për lirinë njerëzore. Për lirinë ekonomike është në pozicion më të mirë. Është pasqyrë pozitive. Institutet nuk është se mund të japin lajme të mira shpesh, por përpiqem që të prek pak disa fusha kryesore, duke nisur nga ekonomia. Ky vit parashikohet që të mbyllet me rritje ekonomike 3.9%, rritje kuptimplotë dhe mbase më e larta në të gjithë këtë pellg ku gjendemi ne në kontinentin tonë”, tha Rama.

Rama u ndal edhe te rritja e pensioneve, teksa tha se nga janari do të rriten pensionet, për disa kategori.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga janari nis rritja e indeksimit të pensioneve. Pensioni urban duke nisur nga janari do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Edhe do të dyfishohet në janar të 2027 e me radhë. Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë, familjari me 700 lekë, i invaliditetit me 6 mijë lekë. Kemi të dhëna pozitive dhe me një fushë tjetër, që është arsimi profesional. Kemi arritur në afro 20%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interesi për arsimin profesional është i lartë. Kemi pasur 63% të të punësuarve nga nxënësit që kryejnë arsim profesional. Nga doganat kanë ardhur 620 miliardë lekë të ardhura për shtetin. Janë miratuar disa politika të reja për sa i përket paketës fiskale. Edhe sipas vlerësimit të SIGMA-s që është institucion që bën llogaritë, Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike në rajon dhe në disa fusha specifike. Kjo është në kudërtendencë me atë se çfarë ziejnë 70 tenxheret politike dhe mediatike. Por nuk besoj se Sigma ka lidhje me PS dhe qeverinë shqiptare. Shqipëria për një kohë të gjatë ka qenë e varur nga koncesione të vjetra, që të prodhojë pulla fiskale dhe të markojë karburante”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?