“Kryeministri është i gatshëm që të hedh Shqipërinë në greminë” 

Gjatë takimit me qytetarët në Shkodër, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se kryeministri Rama po mban peng vendin dhe se për shkak të karriges së tij është i gatshëm ta hedh Shqipërinë në greminë. Kryemadhi tha se opozita dogji mandatet për të përmbysur njëherë e mirë klikën që mban peng vendin dhe po e zhyt atë në varfëri dhe mjerim.

“Sot deputetët e opozitës që ishin deputet në Parlament, me djegien e mandateve, u bëmë qytetarë si ju. U bëmë qytetarë si ju për të njëjtat probleme, për të qarë të njëjtat halle dhe për të treguar që ka dy lloj politikanësh. Ka një lloj politikani që lidhet me karrigen dhe është gati ta çojë në humnerë vendin e tij, vetëm e vetëm për të mos e lëshuar karrigen. Ka edhe disa politikanë të tjerë, të cilët për të larë kusuret, e tyre së të kaluarës, që bën një kryeministër i cili mban peng vendin, djegin mandatet dhe bëhen njësh me popullin për të thënë që ne do të jemi të gjithë bashkë për ta përmbysur njëherë e përgjithmonë këtë klikë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?