Kryeministri flet për hapjen e kapitujve të parë të negociatave me BE-në: Mendova se do të na zbërthejnë nga brinjët

Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me hapjen e grup-kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Europian. Rama deklaron se është besimplotë që Shqipëria do të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030.

“Për mua ka qenë një pikë e lartë krenarie pikërisht pika ku unë vuaja stresin që do të ishte një pikë e ulët energjie sepse thosha “tani u hapën, do fillojë diagnoza, ekografia, mamografia, i gjithë ai i kompleks analizash i gjithë trupit të vendit përpara se të fillojnë negociatat e drejtpërdrejta që nisën javën e shkuar dhe që ata do të na zbërthejnë brinjët, si do ta përballojmë ne dhe a e kemi administratën për ta përballuar”.
Ky proces më ka dhënë krah dhe energji të rinovueshme për të besuar që do ta arrijmë majën e ëndrrën shumëvjeçare brenda dekadës, 2030 si afati final”, tha Rama mëngjesin e sotëm në podkastin “Flasim”.

SHKARKO APP