Kryeministri grek Mitsotakis uron Fredi Belerin: Shpresoj që aventura e Shqipërisë të marrë fund
Fitorja e kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri edhe pse është në burg, një urim e ka dhënë edhe kryeministri i Greqisë. Kyriakos Mitsotakis thotë se është i lumtur për Belerin.
“Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar bashkie me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, ka thënë Mitsotakis.
Me vetëm 19 vota para Fredi Beleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.