Kryeministri grek vizitë në jug të Shqipërisë, mbërrin me helikopter ushtarak në Himarë
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka nisur vizitën e tij në jug të Shqipërisë. Mitsotakis ka mbërritur me helikopter ushtarak në Himarë, ku ka vizituar shkollën greke.
Pas vizitës në shkollën Omiros, Presidenti grek do vizitojë dhe Kishën dhe më pas do të bëjë një shëtitje në shëtitoren e Himarës, ku do të takohet me banorët. Një ndalesë e Mitsotakis do të jetë dhe në zyrat e Omonias.
Në Livadh do të ketë një tjetër vizitë dhe më pas do të udhëtojë drejt Derviçanit në Gjirokastër, ku ndodhet po ashtu një pjesë e minoritetit grek në Shqipëri.
Pas këtyre vizitave, kryeministri i Greqisë do të takojë kryeministrin Edi Rama.
Agjenda e plotë:
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,
10:30 Nisja me makina drejt pedonales
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës