Kryeministri inspekton natën punimet në aksin e autostradës Thumanë-Kashar

Nga Edi Rama-

KORRIDORI BLU – Në kantierin e aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, i pari i kategorisë A të Bashkimit Europian, ku punohet me tre turne për të bërë të mundur përfundimin në 30 qershor, duke i dhënë një frymëmarrje të shumëpritur qarkullimit në një pikë kritike që pret prej vitesh këtë zgjidhje europiane, ndërkohë që gjatë qershorit lidhen kontratat për segmentet Kashar – Lekaj – Fier dhe Thumanë – Milot, si edhe hapet gara për segmentet Milot – Balldren dhe Balldren – Muriqan, të cilat plotësojnë krejt trupin e Korridorit Blu, si pjesë e unazës europiane të turizmit mesdhetar, por edhe si një zotim madhor i mbajtur, pasi u prit me të qeshura nënçmuese kur u shkrua në programin qeverisës të Partisë Socialiste.

Paralelisht me Korridorin Blu do të vijojnë financimet për realizimin e Korridorit VIII Durrës – Pogradec, ku do të realizohet edhe lidhja me rrjetin europian të transportit Lindje – Perëndim, duke përmbyllur skeletin e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë 2030, gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP