Kryeministri Kurti përcellon dëshirën e Presidentes Vjosa Osmani për rikandidim, nisi hetimin pasuror ndaj saj!
Albin Kurti pasi fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë e ka të sigurtë krijimin e qeverisë së re, por duket se po luan fijet për ta djegur Presidenten Vjosa Osmani që të mos rikandidojë për presidente në pranverën e këtij viti.
Ndaj për t’ia mbyllur gojën dhe derën asaj, kryeministri Kurti ka nxitur AKK për hetime pasurie ndaj Presidentes.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar një procedurë zyrtare për të verifikuar pasurinë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vërejtjes së dallimeve të dukshme në deklarimet e saj të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025.
Mediat nga Kosova bëjnë me dije se nisja e verifikimeve ka ardhur pas shqetësimeve mbi ndryshimet në sasinë e pasurisë së deklaruar në formularët zyrtarë të zyrtarëve publikë.
Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.
Dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 tregojnë lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka shtyrë Agjencinë të ndërmarrë verifikime të mëtejshme sipas ligjit në fuqi. Por natyrisht u lanë tani para rikandidimit të saj.
Në deklarimin e vitit të kaluar, Osmani ka raportuar gjithashtu se bashkë me bashkëshortin posedojnë një banesë tjetër në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi shtesë në Australi. Agjencia Kundër Korrupsionit po vijon procedurat e verifikimit, ndërsa çdo rezultat do të bëhet i ditur sipas rregullave ligjore.
E gjitha kjo që po ndodh nga analistët përkthehet si fushatë e kryeministrit që Vjosa Osmani të mos rikandidojë.
Planet e Kurtit për emrin e ri të Presidentit të Republikës janë vetëm në kokën e tij.
Analistët thonë se me mirë Kurti ti thotë Osmanit se nuk do të votojë se sa po e bën me turp tani në fund të mandatit të saj presidencial. Por politika me thika pas shpine vazhdon edhe në Kosovë, ku siç duket ka kopjuar Tiranën!
KOHA JONË SONDAZH

