Kryeministri ndan artikullin e CNN: Dikur me bunkerë të zymtë, tani Shqipëria po përjeton rilindjen turistike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një artikull të CNN Travel, dedikuar shndërrimit të bunkerëve të zymtë dikur që  nga një kujtim i errët, u kthyen në asete turistike.

Zhytuni në të kaluarën e errët të Shqipërisë, të shndërruar në një të tashme mjaft gjallëruese! Bunkerët dikur të zymtë tani nxisin rritjen tonë të pandalshme të turizmit. Është e mrekullueshme të shohësh CNN duke shfaqur këtë udhëtim tonin”, shkruan Rama krahas artikullit të CNN Travel.

Artikulli i CNN Travel

Nëse kalon pranë shtëpisë së diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, në qendër të Tiranës, mund të mos e kuptosh as që është aty. Nuk ka asnjë shenjë që tregon rëndësinë historike të saj. Shtëpia me dy kate, e thjeshtë për standardet e diktatorëve, duket sikur po rinovohet, në vend që të ruhet, me dritaret e saj të gjera të mbuluara nga shirita ngjitës për piktorë. Shtëpia ka qenë e hapur për publikun vetëm për një periudhë të shkurtër në vitin 2018, dhe pak njerëz kanë mundur ta vizitojnë që nga ajo kohë.

Gjendja aktuale e shtëpisë së Hoxhës përmbledh ndjenjat e shumicës së shqiptarëve për vitet komuniste. Pas një traume kolektive nga mizoria e regjimit, shumë do të preferonin ta harronin që ai ka ekzistuar ndonjëherë.

Gjatë kulmit të regjimit komunist, Hoxha, i njohur për paranojën dhe izolimin e tij ekstrem, mbylli kufijtë e Shqipërisë, vrau ata që përpiqeshin të largoheshin, dhe ndihmoi në ndërtimin e mjaft bunkereve për të strehuar çdo familje në vend. Mungesa e besimit të regjimit ndaj aleatëve komunistë, përdorimi i mbikëqyrjes shtetërore dhe brutaliteti në stilin Stalinist e bënë Shqipërinë të marrë një nofkë të padëshiruar (por jo të pavërtetë) si “Koreja e Veriut e Europës.”

Pas përfundimit të regjimit të tmerrshëm të Hoxhës në vitin 1985 – dhe pas rënies së regjimit komunist në vitet ’90 – Shqipëria trashëgoi deri në 221,143 bunkere dhe objekte ushtarake, që për dekada shërbyen si kujtesa solemne të ditëve më të errëta — deri kohët e fundit.

Sot, Shqipëria po përjeton një ringjallje të turizmit, të mbështetur nga sipërmarrës dhe emigrantë që po kthehen, të cilët po u japin një jetë të dytë strukturave ushtarake komuniste që dikur shërbenin për të strehuar armët e luftës.

Për të riatdhesuar historinë e tyre dhe për të rikthyer traditat që u ishin vjedhur, shqiptarët tani po i përdorin bunkeret dhe ish-kazerma ushtarake si restorante që shërbejnë ushqime dhe verë tradicionale, si ambiente interesante për shtëpi pritjeje, muze artesh dhe historie, dhe madje edhe studiot e tatuazheve.

Edhe pse Shqipëria është ende në proces të grumbullimit të copave të saj nga pasojat e periudhës komuniste, është e qartë se disa janë të vendosur të marrin përsipër kontrollin e historisë dhe të mos lejojnë që e kaluara e errët e vendit të përcaktojë identitetin e tij.

SHKARKO APP