Kryeministri ndan pamjet nga mbledhja e përbashkët Shqipëri-Itali: Ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga mbledhja e djeshme e përbashkët me qeverinë italiane që u mbajt në Romë.
“Dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Dy qeveritë nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura.

KOHA JONË SONDAZH

