Kryeministri: Nga janari pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije paraditen e sotme se pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj.
“Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projekt-buxhetin 2026 dhe jam i lumtur, s’e kam përdorur ndonjëherë këtë fjalë, por jam i lumtur të them, ashtu siç u zotuam në zgjedhje, që ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve.
Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare, por më në fund mund të rrisim pensionet. Pensionistët tanë përveçse do marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, nga janari do kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm.
Në fund të mandatit, duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet, pensioni urban me vite të plota, 40 mijë lekë nga 27 mijë që është sot. Pensioni urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15 mijë që është sot. Pensioni rural të shkojë 18 nga 11 mijë që është tani dhe pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja, ndërsa pensioni i invadilitetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

