Kryeministri nxjerr në terren ministrat dhe deputetët e PS: Takime me pensionistët
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në terren ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste për të zhvilluar takime me pensionistët.
“Diskutimi i hapur për pensionet, ku qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit, si edhe për t’i hapur rrugë Planit të Ri për Pensionet në rrugën drejt”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamjet nga këto takime.