Kryeministri polak, Donald Tusk: Rusia po përdor armë të rrezikshme, rreziku po afrohet te kufijtë tanë
Përshkallëzimi i veprimeve ruse po bëhet një realitet gjithnjë e më i dukshëm, ndërsa shembujt e tij po shfaqen gjithnjë e më pranë kufirit të Polonisë, deklaroi kryeministri polak, Donald Tusk.
Deklarata e Tuske erdhi gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme me drejtuesit e shërbimeve të sigurisë, të thirrur pas sulmit rus ndaj një treni në territorin ukrainas, pranë kufirit polak.
Sipas agjencisë polake PAP, Tusk paralajmëroi se sulmet e kryera gjatë natës tregojnë se Rusia është e gatshme të përdorë pajisje më të rrezikshme se ato të përdorura deri tani, konkretisht dronë me motor reaktiv.
“Sulmet e kryera gjatë natës tregojnë se rusët janë të gatshëm të përdorin pajisje më të rrezikshme se ato që kanë përdorur deri tani, konkretisht dronë me motor reaktiv”, deklaroi Tusk.
Ai shtoi se, bazuar në informacionet e disponueshme dhe në atë që mund të parashikohet, javët dhe muajt e ardhshëm pritet të shoqërohen me një rritje të ndjeshme të aktivitetit rus.
“Fatkeqësisht, nuk mund të përjashtojmë që ky përshkallëzim të shtrihet edhe në territorin tonë”, paralajmëroi kryeministri polak. /os/ ATSH
KOHA JONË SONDAZH

