Kryeministri Rama anashkalon përgjigjen për dënimin me burg të ish-ministrit të tij, Saimir Tahiri
Kryeministri Rama në konferencën e sotme para medias foli për situatën në Ukrainë, por kur u pyet për vendimin e gjykatës së Apelit që dënoi ish-ministrin Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg, ai e anashkaloi përgjigjen e pyetjes.
Rama tha shkurt se nuk komenton vendimet e gjykatave.
Ndërkohë ish-ministri Tahiri ndodhet në qelitë e burgut 313, ku po vuan dënimin e dhënë nga gjykata e apelit të posaçëm.
Në sallën e gjyqit iu vendosen prangat ish-ministrit të brendshëm.
Vendimi i gjykatës për dënimin e ish-ministrit të PS është ekzekutuar të premten nga Edmond Rizai, ish-drejtues i OFL-së, i cili gjatë kohës që Ministria e Brendshme drejtohet nga Saimir Tahiri, këtë të fundit e dërgoi në Akademinë e Policisë.
Edmond Rizai drejton sot Drejtorinë e Hetimit në Policinë e Shtetit. Ishte ai drejtori i cili kreu mbrëmjen e së premtes ‘shtrëngimin e prangave’ në duart e Saimir Tahirit në sallën e gjyqit.

Në foto (djathtas) oficeri që i vuri prangat ish-ministrit Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

