Kryeministri Rama: Burg për shkaterruesit e mjedisit

 

Edi Rama ka qene i prere ne ruajtjen e mjedisit dje ne nje takim qe zhvilloi. Dhe eshte gjeja me e mire qe mund te beje per kete vend.

Ai ne profilin e tij ne Facebook shkruan :.." në takimin "Zhvillimi i Burimeve Natyrore në Harmoni me Mjedisin" për të ritheksuar vendosmërinë e qeverisë dhe angazhimin tonë që ditën e parë për të rivendosur rendin ligjor, për të krijuar një ekuilibër sa më të natyrshëm mes nevojës së pandalshme për zhvillimin dhe domosdoshmërisë që zhvillimi të mos cenojë të ardhmen e vendit dhe të mos ndodhë në kurriz të gjeneratave të tjera. Përtej ndalimit të importit të plehrave, moratoriumit të gjuetisë apo zbatimit të programit kombëtar të pyllëzimit me 10 milionë fidanë, dy momente të tjera me rëndësi themelore që janë adresuar në këtë periudhë kanë pasur të bëjnë me minierat dhe me HEC-et. U revokuan 160 leje minerare, si shkak i mungesës së kushteve minimale të punës dhe u ndaluan 58 projekte HEC-esh në zona të mbrojtura. Por, ka ardhur koha të shkohet më tutje, në marrjen dhe zbatimin pikë për pikë të përgjegjësisë mjedisore nga secili. Nuk do të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata që vazhdojnë të shfaqin sjellje barbare apo dhe të papërshtatshme me mjedisin. Paketa e re ligjore për krimet mjedisore do të rishikojë në mënyrë shumë të ndjeshme ndëshkimet për të gjithë ata që prekin qoftë edhe një pemë, sepse vetëm kështu Shqipëria mund të ruajë asetin e vet më fantastik, që është bukuria dhe pasuritë e paçmuara natyrore".

Keto shkruan kryeministri, porse ka nevoje per masa ekstreme ligjore sepse ky vend i bukur, prishet si imazh ne syte e kujtdo, vetem nga mjedisi me plehra kudo. Ndaj duhet edhe burg per  shkaterruesit e mjedisit.

SHKARKO APP