Kryeministri Rama: Çelja e negociatave, ngjarja më domethënëse e 2024-ës
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarët.
“Po e nis me faktin më domethënës të vitit që po lëmë pas, sipas meje, çelja e negociatave për anëtarësim me BE, praktikisht të dy grupkapitujve të rëndësishëm duke nisur nga themelorët që janë në një mënyrë grupi i grupeve dhe marrëdhënieve me jashtë.
Është me rëndësi të theksoj diçka që e keni dëgjuar edhe më parë, që procesi i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia, do të ishte pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, qindra punonjës, nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening ose diagnozën e sistemit të Republikën e Shqipërisë në të gjitha fushat.
Për hir të së vërtetës, ecuria e procesit, vlerësimet befasuese të KE-së dhe qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më skeptike për përformancës e skuadrës sonë, janë një shtysë e motivim e fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite. Shqipëria ka dalë pas 29 viteve nga faza e monitorimit të KiE, nuk jemi më vend nën monitorim të plotë, por njësoj si të gjitha ato vende që duam të bashkohemi në familjen evropiane. Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë edhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim edhe me vendet e tjera të rajonit, jo vetëm një dialog të pandodhur më parë mes Komisionit Evropian, vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritjes”, tha Rama.