Kryeministri Rama reagon pas vrasjes së 14-vjeçarit: Masa drastike! Po mendojmë të mbyllim TikTok dhe SnapChapt në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka reagur lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij dy ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Pas kësaj ngjarje tragjike, Rama ka dhënë lajmin se po mendohet të mbyllen rrjetet sociale, TikTok dhe SnapChapt në Shqipëri.
Kreu i qeverisë u shpreh se do të hidhet për diskutim me prindërit dhe më pas do të merret një vendim sa më dramatik.
“TikTok dhe SnapChat thithin fëmijët në labirintet e tyre. Autoritei i mësuesve dhe puna jonë në shtëpi për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve, ku nuk ka asnjë filtër. Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e fëmijëve tanë. Por nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte sfiduese.
Ne si qeveri jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike, duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera por edhe në kërkimin për uljen e këtij presioni gjithnjë e më të frikshëm.
Në Australi po tentohet ndalimi i aksesit të fëmijëve në rrjetet sociale deri në 16 vjeç. Problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë së aspektit teknik.
Tani dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e deritanishme kur efektiviteti i tyre është i ulët dhe rastet e bullizmit rriten. Mund të ndërmarrin masën drastike të mbylljes së TikTok dhe SnapChapt. Do e hedhin për diskutim për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh.
Gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vet të frontin për mbrojtjen e fëmijëve, që nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda shkollës, dhe më pas në ekranet e TV, ku shumica e tyre derdhin lot krokodili. Këta janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe nxitës të saj.
I siguroj prindërit se unë personalisht në pjesën time të frontit, së bashku me kolegët e qeverisë të bëjmë të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar fëmijët tanë nga presioni i hatashëm i rrjeteve sociale dhe për të rritur cilësinë e rrjeteve sociale.
Pres me padurim rezultatin e këshillimit të prindërve lidhur me qasjen që duhet të zgjedhim për TikTok, SnapChat apo të dyja bashkë.
Nga hulumtimet tona janë dy burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe akteve të bullizmit deri dhe në tragjedi si kjo e fundit nga e cila ne duhet të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe si shtet me përgjigje sa më efektive”, tha Rama ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë.
Bile është vonë, zoti kryeministër, duhej të mbylleshin me përpara. Mbylli!