Kryeministri Rama i bie nga Arabia për në Rusi për vaksinën ruse “Sputnik V”

-Kur pala ruse u vetofrua vitin e kaluar për vaksinën, kryeministri Rama i përqeshi, duke vonuar vaksinimin masiv të popullsisë. Dje qeveria e priti në Rinas prodhimin rus kundër Covid-19.

-Qeveria shqiptare ka pranuar dje përdorimin e vaksinës ruse, “Sputnik V” duke mos i marrë direkt nga Moska, por nga Arabia Saudite, ndërkohë që burime të tjera tregojnë se vaksina ka ardhur nga Serbia. Ministri Diasporës Pandeli Majko tha mbrëmë se “do ta bënte me dëshirë vaksinën ruse”. Po kështu disa ministra dhe zyrtarë të lartë qeverisës po kërkojnë të vaksinohen në fshehtësi me këtë vaksinë, ndërkohë që populli po pret në radhë për vaksinën.

Mbërritja e vaksinave ruse në Tiranë është një akt që bie në kontradiktë të thellë me qëndrimet që kryeministri Edi Rama ka mbajtur më herët ndaj kësaj vaksine. Në muajin nëntor, kur Serbia dhe vende të tjera nisën kontratat për këtë vaksinë, kreu i qeverisë deklaroi se kemi të bëjmë me një produkt të palicensuar nga organizatat ndërkombëtare. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama u përfshi në një përplasje të hapur me Ambasadën Ruse në Tiranë. Selia diplomatike ruse në Tiranë u vetëofrua që të negocionte për një marrëveshje me qeverinë shqiptare lidhur me përdorimin e vaksinës së tyre. Me ironi dhe tallje, kryeministri Edi Rama deklaroi se ftesa e ambasadës ruse në rrjetet sociale i ishte dukur si një meme për të kaluar kohën. Ndërkohë sa herë që është pyetur në media për arsyet se përse Shqipëria nuk merrte vaksinën ruse apo kineze për të frenuar pandeminë, kryeministri ka deklaruar se ato nuk janë certifikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithë këto qëndrime refuzuese, tashmë është fakt se Shqipëria ka pranuar vaksinat ruse, vetëm se për të marrë ato i është dashur t’i bjerë nga Arabia Saudite, ndërkohë që burime të besuara tregojnë se kanë ardhur nga Serbia. Deri më sot nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me certifikimin e këtij produkti. Vaksinat ende nuk janë licensuar nga organizatat ndërkombëtare dhe mes vendeve kryesore të botës ka një luftë gjeopolitike ku shtetet perëndimore nuk rekomandojnë përdorimin e vaksinave nga Moska dhe Pekini. SHBA dhe BE e shohin përdorimin e vaksinave ruse si një mjet të shtrirjes së ndikimit të Moskës në vendet e tjera. Atëherë çfarë ka ndodhur që Edi Rama ka pranuar vaksinat me origjinë nga Rusia dhe pse zgjidhi pikërisht këtë moment? Sigurisht kryeministri dhe qeveria nuk mund të akuzohen se përse kanë siguruar vaksina. Kritika e vetme që atyre mund t’u bëhet është se përse janë shumë mbrapa vendeve të tjera dhe përse nuk kanë arritur t’i sigurojnë më parë. Derisa qeveria do të pranonte një ditë vaksinat ruse, çështja është se përse u vonua kaq shumë? Oferta për kryeministrin ka qenë që në muajt e parë pasi u zbulua vaksina. Nëse do të kishte ndjekur interesin e vendit dhe do të kishte menduar seriozisht për pandeminë, sot mund të ishin shpëtuar qindra apo mijëra jetë shqiptarësh. Qeveria e ka detyrim ligjor, kushtetues dhe moral që të shpëtojë jetën e qytetarëve. Përballë pandemisë që kërcënon çdo ditë më jetë shqiptarësh, kryeministri duhet të kishte siguruar vaksinat me kohë, nga Rusia, Kina dhe çdo vend tjetër në botë që prodhon medikamente të sigurta. Mënyra sesi ka zgjedhur të fusë vaksinat ruse tregon mungesë serioziteti dhe tallje me jetën e qytetarëve. Nëse vaksina ruse nuk ishte e certifikuar, kalimi nga Arabia Saudite nuk është se i shton vlerat apo garancitë mjekësore. Nuk ka asnjë problem që Edi Rama pranoi më në fund të merrte vaksinën ruse, çështja që duhet tu shpjegojë shqiptarëve është se kur kishte mundësi të shpëtonte jetë njerëzish, përse nuk e bëri më parë? Përse zgjodhi nisjen e fushatës elektorale, kur fare mund vaksinat mund t’i kishte siguruar me kohë.
Jeta e njeriut është mbi të gjitha, ndërsa lojërat dhe strategjitë politike nuk i interesojnë shumë qytetarvëe, kur përballë kanë vdekjen.
Edi Rama duhet të flas hapur dhe jo skutave se pse e solli vaksinën ruse nga palë të treta e jo direkt si Hungaria, Greqia apo Serbia. Qeveria e ka për detyrë ti gjejë edhe te dreqi, po të jetë e mundur. Por jo si skuthat, duke thënë se erdhën nga Arabia!
Mili Xhani

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?