Kryeministri Rama në Bruksel: Kanë mbetur edhe 5 grupkapituj për t’u çelur. Kos: Do t’i hapim brenda vitit

Shqipëria ka hapur sot edhe 4 grupkapituj për negociatat me Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel, ku  u prit nga Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin.

Rama u shpreh se kanë ngelur për t’u hapur edhe 5 grupkapituj, ndërsa Kos tha se do të mbyllen brenda vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kos: I dashur Edi ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Kur erdha në dhjetor ishte e gjitha e kuqe. Tani sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen dhe do të vendosni të verdhën.

Rama: Kanë mbetur dhe pesë të tjera për t’u hapur.

Kos: Do t’i hapim të gjitha deri në fund të vitit siç e kishim planifikuar. E mbështes planin tuaj për të mbyllur negociatat në 2027 dhe për t’ju pasur në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Rama: Dua të falënderoj ekipin që na rri gjithmonë mbi kokë për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?