Kryeministri Rama kujtohet pas 10 vitesh për 4 të vrarët e 21 janarit. Lojë elektorale e poshtër!
Kryeministri Rama, që përdori demontratën e dhunshme të 21 janarit 2011 kundër kryeministrit të kohës, Sali Berisha, e ku u vranë 4 veta, po kujtohet tani me 21 janar 2021, tre muaj para zgjedhjeve politike, që t’i shpallë “Dëshmorë të Atdheut”.
Drejtësia natyrisht duhej dhe duhet të veprojë, pa asnjë dyshim ndaj kujtdo për vrasjen e tyre.
Por mënyra se si, dhe koha kur kujtohet Edi Rama që ti përdorë të vrarët e 21 janarit 2011, mbetet e poshtër.
Për ti përdorur politikisht kundër PD-së (e theksojmë se drejtësia duhet vendosur) kryeministri ka heshtur dhe nuk ka bërë asgjë që prej 8 viteve, që kur ndodhet në pushtet, për të hetuar dhe ndëshkuar autorët.
Ai heshti dhe hesht për miqtë e tij sponsorizues shpirtërorë të urdhrit që të qëllohej asokohe, pasi tani punojnë për qeverinë Rama!
Edi Rama që të ishte i sinqertë në këtë që po bën duhej të kishte insistuar që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet për vendosjen e drejtësisë për të vrarët, por nuk foli.
Heshti! Ose vendoste ndonjë buqetë me lule, formalisht.
Tani po i rivret duke i përdorur për fushatën elektorale të 25 prillit. Më pas nuk do të merret më me këtë histori, pasi për kaq i duhen, sa për fushatë elektorale.