Kryeministri Rama: Kush ka llogari të hapura me drejtësinë, nuk ka punë me PS

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se cilido funksionar shtetëror që ka llogari të hapura me ligjin dhe ka kryer shkekje të tij, as nuk do të mbrohet nga PS, as nuk do të mund të fshihet nën logon e PS.

 

Në konferencën e fundvitit për mediat, Kreu i qeverisë ka inkurajuar prokurorët e SPAK që të mos shohin as majtas as djathtas dhe të bëjnë punën e tyre me këdoqoftë që ka kryer shkelje dhe ka abuzuar me besimin që i është dhënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Askush nuk mund të fshihet pas logos së PS, askënd nuk mund ta mbulojmë me flamrin e PS e në asnjë mënyrë zyra e PS nuk mund të bëhet zyrë avokatie për asnjë. Kush i ka krijuar vetes komoditetin të përfitojë personalisht nga planet e punët tona, personalisht duhet të përballet me drejtësinë, s’kam asnjë dyshim për këtë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?