Kryeministri Rama, Mustafa dhe Vuçiç bëhen bashkë në Vjenë

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim koordinativ me Kryeministrin e Kosovës Mustafa dhe Kryeministrin e Serbisë Vuçiç, në të cilin u diskutua rëndësia e ndërtimit të autostradës Nish Prishtinë Durrës. Në këtë takim morën pjesë edhe drejtuesit e BERZH e BEI.

Kryeministri Rama theksoi se te projektet e mëdha të infrastrukturës, qoftë autostrada Nish Prishtinë Durrës, qoftë autostrada Adriatiko Joniane, janë projekte europiane, të cilat nxisin ndërlidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuadër është e rëndësishme që ndërtimi i këtyre dy projekteve të fillojë sa më shpejt dhe për këtë nevojitet ekspertiza dhe mbështetja financiare e Komisionit Europian dhe institucioneve financiare si BERZH dhe BEI.

Në fillim të vitit 2016 pritet të përfundojë studimi i fizibilitetit për të dyja projektet, ndërkohë BERZH dhe BEI, në bashkëpunim me institucionet e Bashkimit Europian, do të ndihmojnë në financimin e këtyre dy autostradave

SHKARKO APP