Kryeministri ndjen humbjen, heq pikturat nga zyra dhe përgatit plaçkat!

Nga Mili Xhani-

Pavarësisht deklaratave të drejtuesve të Partisë Socialiste që fantazojnë në fitoren e mandatit të tretë, lëvizjet e tyre në terren, qëndrimet dhe skemat elektorale që po përdorin tregojnë të kundërtën. Jo vetëm Rilindja nuk e ka të sigurt mandatin e tretë, por frika më e madhe e kupolës së qeverisë është marrja një rezultati turpërues në gjithë historinë e Partisë Socialiste.

Ndërkohë mbrëmë vonë kryeministri ka filluar të heq pikturat nga zyra, të mbledhë plaçkat me Endri Fugën e ku një furgon i madh ka dalë nga kryeministri ngarkuar plot me rraqe kryeministrore.

Sinjali i parë që tregon për humbjen e PS-së është dilema e Edi Ramës nëse duhet të kandidojë vetëm në Vlorë apo në disa qarqe të tjera. Fakti që kryeministri do të drejtojë fushatën me një këmbë në Vlorë dhe tjetrën në Durrës dëshmon pasigurinë që ka në këto zgjedhje. Pas 8 vitesh në pushtet një kryeministër do të ishte i bindur në rezultatet e qeverisjes së tij dhe nuk do të kandidonte në disa qarqe nga frika e dështimit spektaklor. Dje, kryeministri pranoi se do të jetë kandidat edhe në Durrës me argumenton se ka investime për të kryer në këtë qytet. Kandidimi i tij nuk ka lidhje me investimet, por me shkatërrimin e strukturave të PS dhe sherrin që kanë hapur mbështetësit e Vangjush Dakos me të rinjtë që Edi Rama ka caktuar në drejtimin e PS. Rritja e LSI në këtë qark dhe angazhimi i PD-së kanë bërë që PS të jetë në kuotat më të ulëta në qytetin bregdetar. Një tjetër shenjë e humbjes së Rilindjes janë kandidatët që po përzgjidhen për 25 prillin. Partia Socialiste nuk ka koalicion dhe do të duhej që në këto zgjedhje të përfaqësonte vlerat e së majtës. Ndërkohë listat aktuale të njerëzve që Edi Rama po fut për kandididatë janë më të panatyrshmet që PS ka pasur ndonjëherë. Në lista janë biznesmenë ose fëmijë biznesmenësh që vet Edi Rama i ka sulmuar dikur. Sigurisht biznesmenët nuk thirren për ide, por për të shkundur portofolin në një fushatë që PS e ka ndërtuar sipas modelit jep lekët merr vota. Pjesa tjetër e kandidatëve që po përzgjidhen nga Edi Rama janë persona që përfaqësojnë interesa direkte të grupeve kriminale. Në pamje të parë, janë njerëz me CV brilante, me të kaluar të pastër dhe pa ndonjë cen që mund t’i akuzohesh. Por në fakt rezultojnë se janë emra, pas të cilëve fshihen në zona të caktuar përfaqësues të pisllëqeve dhe botës së krimit. Sigurisht votat do t’i mbledhin me dhunë dhe presione të fortët, ndërsa në televizion do të shfaqen kandidatët e Ramës, djem dhe vajza të pafajshëm që nuk dinë se për çfarë dhe si janë thirrur në zgjedhje. Afrimi i kësaj kategori kandidatësh sigurisht që nuk tregon besim në fitore. Pas qindra thirrjeve të DASH dhe ambasadës së SHBA për të kandiduar njerëz pa rekorde kriminale, Edi Rama po merr rrezikun që fusë në zgjedhje njerëz që nuk kanë probleme personale, por praktikisht janë të kapur nga korrupsioni dhe krimi. Kjo nuk tregon asgjë veçse panikun dhe humbjes dhe përdorjen e çdo elementi për të fituar zgjedhjet edhe duke i vjedhur ato. Një tjetër shenjë e humbjes së PS është bërja e një “koalicioni laraman” pa identitet politik, pa lidhje me PS dhe me njerëz që dikur vet Edi Rama i ka quajtur të padenjë për të qene pjesë e politikës. Marrja e disa njerëzve nga LSI, kandidimi të paktën 5 deputetëve të opozitës parlamentare, që Rama i quante “gërmadha politike” është shenja e panikut të humbjes. Socialistët po detyrohen të lëpijnë të gjitha akuzat që kanë pështyrë dikur ndaj këtyre kandidatëve vetëm për ca vota me shumë. Në rilindje janë mësuar më lëpirjen, por socialistët e thjeshtë pak vështirë të pranojnë për të votuar si përfaqësues të tyre, çdo idiot politik që Edi Rama ua çon për deputetë.

Përveç emrit në listën e Vlorës, kryeministri turret të regjistrohet edhe në Durrës. Ndërkohë këto javë qeveria po nxiton t’ju jap biznesmenëve të mëdhenjë çfarë ka mbetur nga buxheti i shtetit, sepse pas 25 prillit fillon ndëshkimi nga qeveria e re PD-LSI. Rilindja po fut emra kandidatësh për deputet nga familjet e oligarkëve, nga “opozita parlamentare” apo nga familjet e bandave kriminale, duke lenë jashtë liste emra të pa komprementuar nga baza socialiste.

Mili Xhani

SHKARKO APP