Kryeministri Rama në “Forumin e Prespës”: Europa e vonuar dhe e hallakatur prej problemeve të saj të brendshme

BE nuk hapi Negociatat (më saktë nuk thirri Konferencën e Parë ndërqeveritare) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Justifikimi këtë radhë ishte se nuk do Bullgaria për Shkupin zyrtar!

Ndaj kryeministrat e Rajonit janë mbledhur sot në Ohër, Maqedoni.

Kryeministri Rama ndodhet në Ohër, aty ku po merr pjesë në Forumin e Prespës, së bashku me kryeministrat e tjerë të rajonit.

Rama ishte fshikullues, ironik dhe realist kur tha se ne si dy shtete bëmë gjithçka mundëm por BE nuk është gati. Ajo mbetet e hallakatur dhe e turbullt.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk e kanë më në dorë, por as mund të paketohen e futen në anije për të shkuar në BE.

Ai thotë se Europa nuk mund të tregojë çfarë duhet bërë në rajon, prandaj vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin derisa të bëhen anëtare të BE.

Rama ndër të tjera tha se “Prandaj i thashë Zoranit, muzika e zakonshme që dëgjonte nga Europa, duhet të vazhdojmë meqë ne zgjodhëm, nuk e zgjodhëm këtë rrugë për asgjë tjetër përveç vullnetit tonë të fuqishëm personal, kjo është rruga e vetme për ne, nuk bëhet fjalë që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të paketohen e futen në anije, por bëhet fjalë për ndërtimin tonë në vendet tona, shtetet tona që funksionojnë si çdo vend tjetër i BE. A do të jemi apo jo pjesë e BE kjo nuk varet prej nesh, nuk është në duart tona, s’jemi ata që vendosim.
Megjithatë ne mund të bëjmë shumë punë derisa kjo pjesë e dytë e Samuel Beketit refuzohet, mund të bashkëpunojmë, të bëjmë presion që çështjet të jenë më të mira për përmirësimin e ekonomive tona, për krijimin e hapësirave për sipërmarrësit, të rinjtë tanë. Të izoluar dhe me shpinë drejt rajonit, jemi të vegjël, por të bashkuar jemi në masë të arsyeshme mjaftueshëm të mëdhenj. Ti falenderohemi zotit që nga një anë Europa s’mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon, ne mundemi përmes veprimeve tona t’ua lehtësojmë jetën gjithë njerëzve që jetojmë këtu. Pse duhet të presim të bëhemi anëtarë të BE që të bëjmë tregti pa barriera,”- tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më pas nuk ka kursyer batutat për BE lidhur me negociatat dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Rama thotë se nëse BE nuk do të mbajë një të tillë, atëhere është shumë mirë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut është një më pak.

Ndërkohë Rama shton se në BE janë më nervozë dhe në depresion se në Ballkanin Perëndimor.

Me respektin e plot të drejtë, selisë së shenjtë në Berlin, por nuk është edhe e atyre që të zgjidhin problemet tona, kjo është përgjigjia jonë. është e shkëlqyeshme që u mblodhëm, por na duhet një shtytje, një mbështetje dhe kur ka mbivendosje mes anëtarësimit në BE dhe zonës Shengen, se kështu e emëruam. Bëhet fjalë për një rajon ku respektohen 4 liritë e BE.
Kjo është tentativë tu japim më shumën njerëzve duke shfrytëzuar potencialet e të gjithëve.
Kush do të bëjë biznes, sa më shumë dhe sa më shpejt, në mënyrë të plotë, asnjë vend tjetër nuk mundet ta aktrojë sjellje të unifikuar të çdo vendi tjetër. Me këtë mendoj se nuk ka ç’të humbim, por ka çfarë të fitojmë.

Kishim takim me Zaevin dhe Vuçiçin në ”Zoom”. Përpiluam një deklaratë, nuk do ishte asgjë që tu themi më shumë njerëzve nga Europa, nëse nuk na pranoni, do të vijnë të tjerë. Ne dukemi si një nuse, që i thonë një beqari nëse nuk do ti do të vijë dikush tjetër.
Nuk jemi të frustruar dhe në depresion, jemi super. Sinqerisht ua them. Janë më depresivë prej nesh në BE, më nervozë.
Ti lënë të gjithë, nuk do të lusim, nuk do të themi që jemi djem të mirë, çuna të mirë se nuk na doni, nuk do ta bëjmë. Ne thjesht jemi fëmijë që rritemi. Meqë u vonuam në këtë drejtim, kemi histori të tmerrshme, kufizime të tmerrshme, e dini që nuk jemi të gatshëm, por ja ju lutem konferenca e parë ndërqeveritare si në ditët e pagëzimit të fëmijëve kur u përkushtohen zotit. Dhe në konferenca ata na masin në pritje sikur po na japin gjithë shtëpinë. S’doni konferencë me ne, shumë mirë, një konferencë më pak për ne“- theksoi Rama.

SHKARKO APP