Kryeministri Rama nxit lindjet: Bëni sa më shumë fëmijë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar maternitetin e ri të ndërtuar në Sarandë. Shefi i qeverisë përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale shfaqet duket takuar nënat që kanë lindur, por gjithashtu theksoi se kushtet e këtij materniteti janë spektakolare dhe me parametra të kohës.

Rama paralajmëroi edhe ndërhyrje të reja në disa maternitete në qytetet  e ndryshme të Shqipërisë nga jugu në veri. Pas deklaratave të mëparshme për bonuset e bebeve, sot Rama ka zbritur në terren dhe nga materniteti i Sarandës ka bërë thirrje për shtimin e lindjeve.

“Një maternitet i ri që ta shohin tërë Kadrinjtë e të qepin gojën për ca kohë, ndërkohë që ja si ky do të bëhen edhe të tjera maternitete të tjera gjatë këtij mandati, Kukësi, Korça, Pogradeci, Berati.”, shkruan Rama në përshkrimin e video të shpërndarë në faqen e tij zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund Rama deklaroi se pagat e infermierëve, mjekëve dhe të gjithë personelit do të rritën dhe kjo është një rrugë që nuk ka të ndalur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në janar kemi 300 mjekët e parë. Pastaj do të vijojmë me bonuset. Ky është spitali i rilindjes. Tani do të bëjmë edhe rritjen e rrogave  për infermierët, mjekët dhe të gjithë personeli. Krahasuar me nga u nisëm jemi shumë mirë, por në krahasim se ku duam të shkojmë kemi shumë përpara.  Tani ti nxisim të bëjnë më shumë fëmijë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?