Kryeministri Rama përshendet nga Parisi, kurse Protesta zhvillohet sot pasdite
Aktualitet Kryesore E Shtunë, 12 Nëntor 2022 08:35
“MIRËMËNGJES
dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të posaçme në Paris për Forumin e Paqes, ju uroj një fundjavë të bukur”- shkruan Edi Rama nga Parisi ku ndodhet i ftuar nga presidenti francez Macron. Dhe ka postuar një mori fotosh nga Forumi ku ndodhet dhe nga pritja e Presidentit francez.
Me sa duket kryeministri Rama do ta ndjekë protestën kombëtare të Opozitës nga Parisi, ndërkohë Berisha dhe Meta do jenë në sheshin para zyrës së Edi Ramës.
Me sa duket, siç thuhet në kanalet e larta të politikës, Edi Rama po e zgjeron aktivitetin ndërkombëtar të tij pasi synon të zgjidhet në vitin tjetër si sekretar i Përgjithshëm i NATO-s ose pak me tej drejt OKB.