Kryeministri Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed (FOTO)
Kreu i qeverisë ka ndarë sot disa pamje nga pritja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed në aeroportin e Rinasit, teksa e cilëson si mik të vjetër dhe të shtrenjtë të popullit shqiptar.
“Dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, Lartësisë së Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga pritja në Rinas.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Kryeministri i shoqëron pamjet edhe me disa vargje të Fan Nolit.
“Flamur që lind Shën Konstandinin,
Pajton Islamn’ e Krishterimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.”

KOHA JONË SONDAZH

