Kryeministri Rama pret rabinin e famshëm Yosiyahu Yosef Pinto

Kryeministri Edi Rama ka pritur rabinin Yosiyahu Yosef Pinto. Rama shprehet se ndihet i privilegjuar për këtë pritje. Ai tha se Shqipëria është vend model, duke shtuar se hebrenjtë u mbrojtën në vendin tonë si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti në Vlorë do të hapet një muze hebre.

“Shumë i nderuar dhe me përulësi pata privilegjin të pres për herë të dytë, rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, në Shqipëri – një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku u vendosën hebrenjtë shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur strehonte lagjen e hebrenjve, së shpejti do të hapim rrugën për të ndërtuar një muze të bukur Hebraik”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?