Kryeministri Rama pret sot në Tiranë liderët e rajonit dhe Komisioneren Marta Kos

Mbahet sot në Tiranë samiti i “Growth Plan” mes Kryeministrit Edi Rama, liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Në këtë takim të nivelit të lartë do të zhvillohen diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama së bashku me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.

Agjenda e samitit

Ora: 09:30 – 12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan

Fjalët Hapëse

• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos

11:30 – Foto Familjare

11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?