Kryeministri Rama prezanton programin e PS: Duhet të çojmë një mesazh historik më 11 maj

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i PS-së, prezanton sot programin e Partisë Socialiste, me të cilën do të kërkojë dhe votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit.
“Çdo vit ngritëm lart e më lart emrin e Shqipërisë. Kemi mundësi reale për të hyrë tani në BE. Jo vetëm se duam ne, por dhe ata të BE-së duan të na marrim. Po negociojmë me vrull për ta mbyllur këtë proces në një hark kohor të shpejtë. Kemi shansin historik t’i mbyllim negociatat në 2027 dhe s’duhet të humbim asnjë minutë kohë, prandaj duhet të çojmë një mesazh historik më 11 maj. Kemi arritur të influencojmë politikën e BE për rajonin tonë. Plani i ri i rritjes, që solli financim ekstra, nisi në Tiranë dhe u përpunua me të gjitha kontaktet, qoftë me Brukselin, qoftë me kryeqytetet e tjera, duke i bindur se duhet bërë një sforco ekstra. Shkurt fjala ne luftuam, duruam dhe në fund e fituam me meritë të plotë, u ulëm në tryezë me KE-në,” tha Rama.
Në zgjedhjet e 11 majit, Rama u kërkon shqiptarëve votën për një mandat të katërt.