Kryeministri Rama pritet nga Mbreti Filip VI i Spanjës

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Madrid është pritur sot nga mbreti spanjoll Felipe VI. Në Facebook, Rama shkruan se pas takimit me mbretin është takuar me investitorë dhe operatorë turistikë në panairin e turizmit ku Shqipëria ka një vëmendje të veçantë si vendi surprizë për sezonin e kaluar.

“Madrid, Spanjë Me Mbretin Felipe VI dhe më pas me investitorë e operatorë turistikë, në panairin global të turizmit “FITUR Madrid”, ku Shqipëria gëzon një vëmendje të veçantë si supriza befasuese e sezonit të kaluar”,-shkruan Rama.

Ditën e djeshme, Rama u prit nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Gjatë pjesëmarrjes në panair, Kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

SHKARKO APP