Kryeministri Rama publikon të dhënat: 200 % më shumë! Shqipëria e para për rritjen e numrit të fluturimeve për korrikun

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e listës së fluturimeve, e krijuar nga Këshilli i Aeroporteve Ndërkombëtare, ku Shqipëria rendit e para për muajin korrik.

Postimi i plotë:

JA TABELA E KËSHILLIT TË Aeroporteve NDËRKOMBËTARE PËR KORRIKIN, ku kryeson sërish SHQIPËRIA me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, që është një pasqyrim shumë i qartë i “zbrazjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit.
***Është për t’u habitur, por jo aq shumë, që ky sukses që po ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse sjell vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarë mes nesh inatosen dhe nga goja flitet gjithfarë çudirash.
Ka nga ata që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar në Shqipëri këtë vit gjerman, janë të gjithë shqiptarë të shpërngulur nga pushteti i poshtër, që vijnë të shohin njerëzit e tyre!!!..
Por edhe sikur kjo çudi të ishte e vërtetë dhe 4 mijë japonezë, 20 mijë australianë apo 35 mijë kanadezë që kanë zbritur këtë muaj nga avionët në Tiranë, të ishin të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën të parët dhe çfarë i solli këtë vit.

SHKARKO APP