Kryeministri Rama: Qeveria mbështet bizneset pas rritjes së pagës minimale
Kryeministri Edi Rama, gjatë podkastit të tij “Flasim”, deklaroi se qeveria do të mbështesë bizneset për të lehtësuar ndikimin ekonomik nga rritja e pagës minimale nga 40 000 në 50 000 lekë.
Ai bëri të ditur se vendimi i qeverisë parashikon kompensimin financiar të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësit për periudhën janar–shtator 2026, duke u marrë përsipër kostoja shtesë e sigurimeve për punonjësit. Kështu, bizneset nuk do të përballen me shpenzime të reja për kontributet, ndërsa punonjësit do të marrin pagë më të lartë.
Shteti do të mbulojë 16.7% të kontributeve mbi diferencën e pagës për çdo punonjës që më parë merrte pagën në fashën 40 000–49 999 lekë. Rama theksoi se ky hap synon ruajtjen e stabilitetit ekonomik, mbrojtjen e vendeve të punës, parandalimin e informalitetit dhe sigurimin e një mbështetjeje konkrete për biznesin, duke vendosur gjithmonë në qendër interesin e punonjësve.
KOHA JONË SONDAZH

