Kryeministri Rama: Sazani do të bëhet xhevahir i turizmit mesdhetar

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për gazetarë pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS.

Rama tha se objektivi i PS është ta çojë Shqipërinë drejt BE, pa kthim pas. Po ashtu, kryeministri u ndal edhe te projekti turistik për ishullin e Sazanit.

“Jemi forca e vetme që ka aftësi dhe përgjegjësi për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë është që Shqipëria të ngjitet në atë majë pa mundësi kthimi pas.

Sa u përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja, të gjitha vendet kanë legjislacione favorizuese. Sa u përket zhvillimeve në turizëm, është një garë e egër se kush i ka më favorizuese kushtet që të tërheqë investitorë.

“Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, është ambicie e kahershme. E kanë pasur dhe paraardhës të mi, nuk është bërë realitet. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar u referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Ne absolutisht kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm, ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para ”, tha Rama.

SHKARKO APP