Kryeministri Rama: Shqipëria do të jetë bashkëpenëmbajtëse me SHBA-në për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat njoftoi se Shqipëria së bashku me SHBA-të do të jenë bashkëpendmbajtëse në Këshillin e Sigurimit, në lidhje me çështjen e Ukrainës.

Kemi marrë konfirmim përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jemi bashkëpenëmbajtëse në OKB lidhur me çështjen e Ukrainës. Është padiskutim një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe por dhe një konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në rajonin ndërkombëtar, që vlerësohet për karakterin, qëndrueshmërinë, aftësinë në rolin që i takon, si një vend që promovon paqen, sigurinë, është një vend me një pozicion gjithnjë e më të spikatur në rajon.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e sigurimit si anëtar jo i përhershëm dhe dimensioni që ky fakt i jep marrëdhënieve tona me SHBA , pasurohet me këtë fakt të ri.
Krijimi i këtij çifti, në këshillin e sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtëse është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv e të vazhdueshëm, konfirmon një pozicion pa ekuivok të vendit tonë dhe duke qenë aktiv në një çështje kaq akute, si kjo e Ukrainës por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne përkufizohemi dhe me qartë në sytë e të gjithë, një forcë që kontribuon për më të mirën. Jemi të emocionuar nga ky zhvillim, se është kurorëzim i një përpjekje dhe jo fundi“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?