Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është në fazën ku gjithçka mund të bëhet
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe kanë vizituar Ministrinë e Kulturës në ish-Kinostudio, e cila do të shndërrohet në një dritare e re për të rinjtë krijues si një nga programet më transformuese për industrinë kreative në Shqipëri, “Tirana Training Center”.
Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri, trajnimet profesionale dhe si një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, Warner Brothers dhe të tjerë.
“Shqipëria ka kaluar në një fazë ku disa vite më parë do thuhej këtu nuk bëhet asgjë, ndërsa tani ka kaluar në shprehjen “çdo gjë është e mundur”. Moment i veçantë të kthehemi në këtë hapësirë pas një pune të mundimshme për restaurimin për të hapur një program inkurajues dhe frymëzues duke krijuar mundësi të reja për të gjithë të rinjtë dhe për të rejat e Shqipërisë kreative.
Pak ditë më parë kishim një diskutim në zoom me protagonistë nga SHBA që përfaqësojnë deri në nivelet më të larta industrinë kreative në SHBA, motiv për t’u mbushur më shumë besim.
Deri disa vite më parë njerëzit na dëgjonin, përpiqeshin të na kuptonin kur i kërkonim të shihnin Shqipërinë me një sy që mund të bëhej ajo që ishte bërë edhe në vende të tjera, por në fund gjërat mbeteshin aty ku ishin sepse të huajt ishin të mbingarkuar me paragjykim të fortë për vendin tonë dhe shqiptarët”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

