Kryeministri Rama: Thonë se kam taksi që fluturon, por udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili deklaroi ditën e sotme se udhëtimet e Kryeministrit u kushtojnë shqiptarëve miliona euro.

Me siguri e keni dëgjuar që unë kam një taksi që fluturon dhe që ju kushton shqiptarëve miliona euro. Do ta dëgjoni këtë përditë nga hienat nga mëngjesi deri në të gdhirë që kanë vetëm këtë punë. Kthehemi te taksia ime. Është e vërtetë që prej 2020 kemi bërë marrëveshje me Air Albania,  por edhe kompanisë i intereson për të pasur avion për udhëtimet e punës. Udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia”, tha Rama nga Dibra.

Ndërkohë kryeministri ka reaguar edhe në Twitter, ku ka postuar kuotën e shpenzimeve të tij gjatë vitit të kaluar dhe ato të ish-kryeministrit Berisha gjatë vitit 2010-të, kur ishte në krye të qeverisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?