Kryeministri Rama tregon sesi do të funksionojë kanabisi mjekësor
Kryeministri Edi Rama ka folur këtë mbrëmje për legalizimin e kanabisit mjekësor. Sipas tij, prodhimi do të jetë edhe për eksport, por edhe do të përdoret në Shqipëri se do të ngrihet këtu kompania e përpunimit, investitorë për kremëra, ilaçe e medikamente.
Blendi Fevziu: Prapë krim do jetë konsumi?
Edi Rama: Po, ngrihet një industri e re në kushte të tjera. Ka video-survejim apo shumë të tjera se nuk ta merr njeri
Blendi Fevziu: Shkojnë për eksport apo prodhim vendi?
Edi Rama: Eksport dhe do të përdoret këtu në rast se do të ngrihet këtu kompania e përpunimit, investitorë për kremëra, ilaçe e medikamente.