Kryeministri Rama u përgjigjet komentuesve te “Sy m’sy”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me përgjigjet e tij për komentuesit te rubrika “Sy m’sy” në rrjetet sociale.

Në nisje të komunikimit, Rama u ndal te pretendimet e kreut të PD Sali Berisha, se programi “Shqipëria 2030” i prezantuar të shtunën nga kryeministri, ishte i vjedhur nga programi i PD.

Kopjimi i programit është çështja më qesharake në botë, thua se bëhet djalë për ndonjë kod atomik apo kasaforte të ndonjë sekreti. Kodi i Da Vincit. O Zot. Megjithëse u qajnë hallin pensionistëve, nuk japin kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banalitetit dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore”, tha Rama.

Një tjetër komentues e pyet: Pse na i more edhe ata të FRPD?

Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD-së Vlorë dhe për dikë që ishte zv.kryetare e FRPD-së në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete. Do të më mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë. Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj, kjo mbetet për t’u parë”, ishte përgjigja e Ramës.

Gjithashtu Kryeministri ka falënderuar sot shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi dhe morën pjesë në takimet e organizuar në fundjavë në Kretë dhe Athinë.

“Na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr dhe ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion, si gjithmonë, i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia të takojmë plot të tjerë dhe të bashkëbisedojmë dhe të ndiejmë, të shijojmë për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 majit”, tha ai.

SHKARKO APP